Edhe pas ratifikimit të demarkimit, Kosova pastron borën në rrugët e Malit të Zi

0

Marrëveshja për Shënjimin e Kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi, e arritur në vitin 2015, Kulla e Zlepit mbetet jashtë territorit të Kosovës. Ajo marrëveshje është ratifikuar nga Kuvendi i Malit të Zi. Të njëjtën marrëveshje, me mundësi korrigjimi, e ka ratifikuar mbrëmë edhe Kuvendi i Kosovës.

Ndonëse territor i kontestuar, praktikisht duket se Kosova e menaxhon atë pjesë. Të paktën kështu kanë vepruar kopmanitë që merren me pastrimin e rrugës që çon në atë pjesë, raporton Insajderi.

Të reshurat e pandërprera të borës, kanë angazhuar kompanitë e pastrimit të rrugëve që të punojnë në mënyrë që rrugët të jenë të kalueshme.

Këto kompani gjatë gjithë mbrëmjes kanë pastruar edhe rrugën që dërgon tek Kulla e Zhlepit. Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar zëvendësministri i Infrastrukturës, Rexhep Kadriu.

“Kompanitë e kanë pastruar edhe atë rrugë dhe është e kalueshme për qytetarët, ashtu siç është pastruar për 17 vite”, ka thënë Kadriu për Insajderin.

Ai po ashtu ka thënë se të gjitha rrugët e tjera të Kosovës janë të kalueshme dhe nuk është raportuar për probleme.

“Gjatë gjithë natës kujdestaria e kompanive në Kosovë duke përfshirë edhe autostradës kanë punuar në pastrimin e borës, hedhjen e kripës dhe për momentin të gjitha rrugët në Republikën e Kosovës i kemi të kalueshme. Nuk kemi ndonjë informacion nga menaxherët se është e blloku ndonjë rrugë”, ka thënë Kadriu.

Vetë kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj thoshte se Kosova po e humb këtë Kullën e Zhlepit me marrëveshjen e viti 2015 të raportit të Murat Mehës. Të njëjtën ka vazhduar ta mbrojë përsëri, por duke kërkuar ratifikimin e kësaj marrëveshjeje dhe më pas korrigjimin e saj./Insajderi.com

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here