Edhe Pacolli i bashkangjitet “debatit” të së dielës, përmes Facebook -ut i revanshohet Mustafës

0

Një shembull ku Kryeministri nuk e thotë të vërtetën

Kryeministri aktual i Kosovës mbase është unik në botë sesa shpejt ka arritur të krijojë pakënaqësi popullore. I frustruar nga ky fakt, Kryeministri Mustafa po mundohet të gjejë fajtorë jashtë koalicionit qeverisës për praninë e Jablanoviqit si ministër i tij. Sipas Profës unë paskam qenë shumë bujar me pozitat e pakicave në Kuvend. Kjo është shumë perverse.

Së pari: AKR kurrë s’ka qenë faktor përcaktues për një çështje si kjo, por këtë e kanë vendosur vetëm partitë e mëdha që formojnë kuorumin kushtetues.

Së dyti: AKR ka qenë krejt origjinale në lidhje me këtë çështje kundrejt partive të tjera. Ne kemi kërkuar sqarim të termave kushtetues për praninë e minoriteteve: ose vende të garantuara, ose të rezervuara, por jo të dyja si është sot.

Ne s’kemi ndryshuar pozicion ndaj kësaj çështjeje ndryshe nga LDK. Për ta vërtetuar këtë shikoni një lajm të 18 dhjetorit 2013, pra dy vjet më parë për qëndrimin e AKR-së:

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here