Edhe Njësia Speciale Rosu në Veri (VIDEO)

0

Forca të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, ROSU, janë nisur drejt veriut të Kosovës me qëllim të arrestojnë Marko Gjuriqin, shkruajnë mediet serbe

Autoritetet e Kosovës ia refuzuan kërkesën për të hyrë në territorin e shtetit Sekretarin e Përgjithshëm të Presidentit Serb, Nikola Selakoviq, dhe shefit të zyrës për Kosovës, Marko Djuriq.

Ata planifikonin të shkonin drejt Mitrovicës të hënën, ku sipas medieve serbe planifikonin të merrnin pjesë në diskutimet në kuadër të dialogut të brendshëm për Kosovën.

Të premten, Marko Gjuriq kishte thënë se “shqiptarët nuk mund të më ndalin t’i drejtohem popullit tim”.

Express ka raportuar herët në mëngjes se një numër i madh i forcave të Njësisë Speciale të Kosovës, ia ka mësyrë Veriut të Kosovës.

Një lexues i Express ka dërguar një video tek shihet një pjesë e rrugës e nxirë nga furgonët e Njësisë Speciale.

Ai thotë se pamjet janë marrë rreth orës 06:00 në mëngjes.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here