Edhe një shqiptar i Zvicrës pritet t’i bashkohet kombëtares shqiptare

0

Një shqiptar tjetër i lindur në Zvicër, pritet që t’i bashkohet kombëtares shqiptare. Fjala është për mbrojtësin e talentuar të “FC Zuerich”, Berat Xhemshitin. Këtë lajm e ka konfirmuar trajneri i kombëtares shqiptare, Giani De Biasi.

Gjatë konferencës për shtyp një ditë para ndeshjes miqësore me Francën, të cilën ndeshje Shqipëria e fitoi, De Biasi ka deklaruar se nga shtatori kombëtarja shqiptare do të forcohet edhe më shumë më mbrojtësin Berat Xhemshiti.

Kjo deklaratë nuk është pritur edhe aq mirë nga mediat e Zvicrës të cilët ende shpresojnë se 22 vjeçari me prejardhje nga Ternoci i Luginës së Preshevës, do të vishet me fanellën e përfaqësueses zvicerane. “Berati ende nuk ka vendosur”, kanë shkruar ato, përcjell “albinfo.ch”.

Berat Xhemshiti deri më tash ishte pjesë e U21 për kombëtaren Zvicerane, ndërsa edhe më herët kishte luajtur edhe për U19 dhe U 18 të Zvicrës.

Por, duket se Beratit i kanë humbur shpresat që të ftohet për të luajtur në ekipin e parë për kombëtaren zvicerane dhe ai nuk do që të lëshon rastin tjetër për t’iu bashkuar ngjyrave kuq e zi.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here