Edhe një parti e re, “Republikanët e Kosovës

0

Republikanët e Kosovës (ReK), do të jenë zëri i qytetarëve për një jetë më të mirë, posaçërisht për gjeneratat e reja. Republikanët tani janë në themelim e sipër të degëve të reja në të gjitha komunat e Republikës së Kosovës dhe do të jenë mjaftë aktiv në skenën e politikës kosovare thotë Selver Xhelili nënkryetar i këtij subjekti politik.

Xhelili thotë se ky subjekt i ri – Republikanët e Kosovës, duke e parë realisht gjendjen politike në vend, ofrojmë platformën tonë, që do të jetë një ofertë e re për qytetarët, ndryshe nga ajo që deri më tani iu ka servuar qytetarëve tanë, nga alamet partishë, tash e 16 vite të Kosovës së re. “Duke u bazuar në gjendjen reale në Republikën e Kosovës, dhe në politikat me traditë të republikanizmit ballkanik dhe atij amerikan, ne do t’ju ofrojmë zgjidhje qytetarëve tanë, si një alternativë më e mirë për një stabilitet politik, të gjithëmbarshëm ne vend”.

Republikanët e Kosovës, si subjekt i ri politik, është formuar për një kohë relativisht të shkurtër, në koordinim me dashamirët e Kosovës, atyre që ia donë të mirën këtij vendi dhe me ide të reja dhe të pranueshme për qytetarët e Republikës së Kosovës. Si parti e re opozitare, në skenën politike të vendit, oferta jonë, është e mbështetur mbi parimet e një politike të mirëfilltë demokratike, për qytetarët tanë, për një politikë më ndryshe nga spektri tjetër politik, mazhurancë dhe opozitë, e që më fajin e shumicës prej tyre, e sollën vendin në një gjendje të rënd e të pashpresë në të gjitha sferat e jetës shprehet Xhelili.

Sipas tij ky vend dhe qytetarët e tij, nuk e kanë merituar një trajtim të tillë, të nëpërkëmbjes.

“Prandaj, qytetarët tanë, kanë rastin që përmes alternativës sonë të re, me njerëz të ri, me gjeneratën e re, të bëjnë ndryshime rrënjësore politike, ngase me ketë politikë që po zhvillohet në përgjithësi nga spektri politik, Kosova po e dëmton imazhim e sajë karshi vendeve europiane dhe Shteteve të Bashkuara te Amerikës, si aleatë tanë për çlirimin, lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës. Qytetarët tanë, duke qenë koshient se, përditë e më shumë po bëhen viktimë e politikave të gabuara zhvillimore në këtë vend, kanë ardhë në përfundim se, politika e gabuar, në kohë të gabuar është duke vepruar”.

Xhelili mendon se tani është koha që t’i themi JO më durimit tonë, sepse, nëse ne së bashku nuk e ndalim këtë të keqe, do ta pësojnë fëmijët tanë, ardhmëria e këtij vendi të shtrenjtë, të larë me gjak ndër shekuj. “Prandaj, Republikanet Ju bëjnë thirrje: Të gjithë në mbrojtje të vlerave tona, në mbrojtje të shtetit të Kosovës, duke pas në duar, në mendje dhe në vepër Planprogramin më të mirë, që na bënë krenar për të jetuar me dinjitet në këtë vend, si qytetarë të lirë të Republikës së Kosovës”.

Fatkeqësisht, kjo nuk ka ndodhë kështu deri më tani. Shumica dërmuese e politikanëve tanë, të instaluar kudo, në taboret e pozitës dhe opozitës, janë zhytur në afera korruptive, skandale financiare, e në shumë të palara tjera. Por, Republikanët e Kosovës, me politikat e drejta qeverisëse, zhvillimore, duke vendosur parimet e së drejtës dhe ligjit në demokraci, gjithnjë duke patur parasysh interesin shtetëror, mbi të gjitha, do të bëjmë që të gjithë ata që kanë abuzuar me pushtetin në dëm të qytetarëve dhe interesave të vendit, të dalin para drejtësisë, dhe të dënohen si një e keqe e madhe e këtij vendi.

Ne si Republikan kemi dijen, profesionalizmin, guximin, kreativitetin dhe e kemi nisur mbarë, të mbështetur edhe nga faktorët ndërkombëtar, dhe jemi të bindur që planprogrami ynë do të arrijë në duart e çdo qytetari të cilët do ta pranojnë si të tyre këtë ofertë, e cila vjen në kohën e duhur për ndryshime.

“Republikanet do të jenë pjesë e zgjedhjeve qendrore, duke u shtri gjithandej komunave të Republikës së Kosovës dhe jemi të bindur se, me mbështetjen masive që do ta marrim nga elektorati kosovar, dhe me ndihmën e pakursyer të miqve tanë ndërkombëtar, të zhgënjyer në lidershipin politik të vendit, do të qeverisim me vendin në një të ardhme të afërt, për t’i siguruar qytetarëve tanë një jetë më të mire, ashtu si e kanë popujt tjerë evropianë” shprehet Selver Xhelili nënkryetar i Republikanëve të Kosovës./rajonipress/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here