Edhe në Los Anxhelos 30 mijë mësimdhënës në grevë

0

Që nga 14 janari, rreth 30 mijë mësues të Los Anxhelosit kanë filluar një protestë, me kërkesat për rritjen e pagës, pakësimin e numrit të nxënësve nëpër klasa dhe për një numër të madh ndihmësish në shkolla, njofton Zëri i Amerikës.

Sot grevës së mësuesve i janë bashkuar edhe zjarrfikësit. Për t’i dhënë fund protestës po zhvillohen bisedime maratonë. Në ditën e 6-të të protestës, bisedimet për t’i dhënë fund grevës thuhet se po shënojnë përparim. Por udhëheqësit e sindikatave thonë se edhe nëse arrihet një marrëveshje mes mësuesve dhe administratës së shkollave, mësimi nuk mund të fillojë, pasi ajo duhet ratifikuar nga anëtarët e sindikatës.

Në disktriktin e Los Anxhelosit ka rreth 600 mijë nxënës nga niveli i arsimit parashkollor, deri në klasën e 12-të, të cilët nuk shkojnë në shkollë, për shkak të protestës së mësuesve.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here