Edhe në Kosovë ndalohet përdorimi i telefonave gjatë procesit mësimor

0

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka nënshkruar sot vendimin me të cilin ndalohet përdorimi i telefonit gjatë procesit mësimor nga mësimdhënësit dhe nxënësit në të gjitha institucionet e arsimit parauniversitar në Republikën e Kosovës.

Sipas këtij vendimi për zbatimin e tij ngarkohet sekretari i Përgjithshëm i MASHT, Drejtoritë Komunale të Arsimit (DKA-të) dhe drejtorët e institucioneve të arsimit parauniversitar, të cilët janë përgjegjës për marrjen e masave sipas legjislacionit në fuqi në rast të shkeljes së tij.

“Vendimi është marrë në funksion të përmirësimit të mbarëvajtjes së procesit mësimor në shkolla dhe të ngritjes së cilësisë në arsim”, thuhet në njoftimin e MASHT-it.

Image

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here