Edhe Kroacia ballafaqohet me ikjet nga shteti …

0

Jo vetëm nga Kosova po ikin mjekët për të punuar për vendet e Evropës.

Një gjë e tillë po ndodhë edhe në Kroaci.

Që nga hyrja e shtetit kroat në Evropë, 923 mjekë kanë kërkuar dokumentet për punë jashtë vendin ndërkohë që janë edhe 135 prej tyre që kanë treguar interesim për të punuar jashtë Kroacisë.

Më së shumti që shkojnë janë anesteziologë, radiologë, kirurgë dhe gjinekologë, gjysma e tyre të moshës deri 39 vjeçare kanë thënë në Dhomën e Mjekëve të Kroacisë.

60 përqind prej tyre janë mjekë ambulancash, ndërsa 11 përqind janë mjekë familjarë dhe të ndihmës së shpejtë të cilët janë në numër më të vogël që shkojnë jashtë.

Por siç shkruan agjencia Hina, Kroacinë e lëshojnë edhe mjekët e papunësuar dhe ata pa specializim.

Kryetari i dhomës së mjekëve Hrvoje Minigo paralajmëron se Kroacia duhet të mendojë më seriozisht për mungesë të mjekëve dhe punëtorëve shëndetësorë. /KP/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here