Edhe Komuna e Malishevës konfirmon grevën në të gjitha shkollat

0

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj dhe drejtori komunal për arsim, Blerim Thaçi, sot kanë vizituar Gjimnazin “Hamdi Berisha” në Malishevë, ku janë takuar me mësimdhënësit e këtij gjimnazi, të cilët, si në të gjitha shkollat tjera janë në grevë. Begaj e Thaçi, kanë biseduar me mësimdhënësit për grevën ku edhe kanë shprehur shqetësimin e tyre, pasi të dëmtuar nga kjo grevë, dalin vetëm nxënësit.

“Ne i kuptojmë kërkesat e juaja, ashtu sikur edhe të drejtën për të mbajtur grevë, por shqetësim i yni është dëmi i pariparueshëm i humbjes së orëve të mësimit, humbje e cila nuk mund të zëvendësohet”, ka thënë Begaj, gjatë takimit me mësimdhënësit e këtij gjimnazi.

Nga ana tjetër, përfaqësuesit e sindikatës së mësimdhënësve në këtë gjimnaz, thanë se do të vazhdojnë grevën për aq kohë sa vendos SBASHK-u, pasi janë anëtar të kësaj sindikate dhe i mbështesin në tërësi kërkesat për rritje të koeficientit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here