Edhe hajn, edhe krenar: “Punëtori duhet të punojë, hajduti duhet të vjedhë…”

0

Një hajdut xhepash nga Rumania, i cili fluturoi për në Mbretërinë e Bashkuar gjatë sezonit të festave për të vjedhur në tregjet e Krishtlindjeve, e që më pas u burgos pasi tentoi të grabiste një 11-vjeçare, ka lënë të habitur efektivët që e arrestuan.

“Një punëtor duhet të punojë, një hajdut duhet të vjedhë”, ka thënë Trica Niculescu duke u treguar më i sinqertë seç duhet për aktivitetin e tij kriminal.

58-vjeçari qëndroi në Britani për gjashtë ditë, kur ai u zbulua teksa po i grabiste një çantë shpine  një vajze 11-vjeçare më 17 dhjetor në Birmingam.

Një denoncues gjithashtu e pa atë të fusë dorën e tij në xhepin e një gruaje, pas pasi ajo tërhoqi para nga një ATM.

Në intervistën e policisë ai pranoi se kishte vjedhur dhjetëra njerëz gjatë ditës. Gjykatësi Mat Evans e përshkroi Niculescu si një “hajdut profesionist, ndërkombëtar që erdhi në Britani të Madhe për të synuar tregun e Krishtlindjeve”.

“Në intervistë ai pothuajse erdhi si krenar për faktin se ishte xheparosh dhe nuk shprehu asnjë pendim për aktin që kreu ndaj njerëzve të pafajshëm, madje edhe te fëmijët”, shtoi Evans.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here