Edhe Dega e PDK-së në Skenderaj hyn në grevë për Lushtakun

0

Dega e PDK-së në Skenderaj nëpërmes një deklarate ka lajmëruar futjen në grevë të kryesisë së saj, duke u solidarizuar me grevën që po e mban kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku.

Ata u janë drejtuar Presidentes së Kosovës, Avokatit të Popullit, Këshillit për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Njeriut dhe institucioneve tjera duke i ftuar që të reagojnë urgjentisht në lidhje me trajtimin johuman ndaj Lushtakut, transmeton Koha.net.

“Më këtë rast lusim Presidenten e Kosovës, Avokatin e Popullit, KMLDNJ, dhe institucionet tjera relevante që urgjentisht të reagojnë në lidhje me trajtimin johuman që po i bëhet z.Lushtaku, duke ia ndaluar atij të drejtën për trajtim shëndetësor”, thuhet në deklaratën e tyre.

Ata më tej thonë se Sami Lushtakut në mënyrë flagrante po i shkelen të drejtat elementare njerëzore në kundërshtim me të gjitha konventat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.

“Ne vazhdojmë të besojmë se z. Lushtaku është dënuar padrejtësisht, ndërsa ditëve të fundit në mënyrë sakandaloze po i mohohet edhe e drejta me elementare për trajtim shëndetësor”, përfundon deklarata e tyre.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here