Analistët kosovarë e shohin të rrezikshëm shkuarjen e Hashim Thaqit në Beograd

0

Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë, bazuar në ligjet e saj, ka të drejtë ta arrestoj Hashim Thaçin si terrorist dhe ta mbajë dhjetë vjetë në burg sapo ai të shkel në në territorin e Serbisë. Në vitin 1997 ai është shpallur fajtor për vepra terroriste nga Gjykata e Qarkut në Prishtinë dhe është dënuar me dhjetë vite burg. Në pamundësi që ta arrestonte në atë kohë Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë kishte shpallur atë në kërkim dhe kishte kërkuar nga qytetarët që kishin informaacion për Hashim Thaçin të njoftonin organet e rendit.Të drejtë juridike arrestimit organeve te rendit në Serbi i japin edhe juristët kosovarë, bile edhe ka nga ta që punojnë brenda institucioneve kosovare. “Nëse fletarresti ende është në fuqi, ata janë të obliguar ta zbatojnë atë, pasi gjykata është e ndarë nga politika”, ka thënë një zyrtar i lartë i Qeverisë së Kosovës. Përveq kësaj Qeveria e Kosovës po frikësohet se Zëvendës Kryeministri, njëherësh Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Hashim Thaçi, mund të vritet në Beograd. Në një prononcim për mediat serbe, zëvendës ministri Petrit Selimi ka konfirmuar se Thaçi paraprakisht është shprehur i gatshëm të marrë pjesë në një ngajrje të shoqërisë civile në kryeqytetin e Serbisë, por ai ka kërkuar siguri për të pasi vlerësohet se ekziston rrezik potencial. Selimi ka përkujtuar se Qeveria e Kosovës ka ofruar siguri të mjaftueshme për ministrin e Jashtëm Serb, Ivica Daçic gjatë vizitës që ai pati muajin e kaluar në Kosovë. “Ne shpresojmë se autoritetet serbe janë gjithashtu të gatshëm dhe në gjendje të bëjë të njëjtën gjë”, ka thënë Selimi. Edhe njohësi i qështjeve të sigurisë në vend, Florian Qehaja, ka thënë për Gazetën Fjala se ekziston rreziku për sulm ndaj zëvendës kryeministrit Thaçi, por sipas tij vullneti politik në Serbi është që të ofroj siguri maksimale për këtë vizitë. “Unë mendoj se konsekuencat janë shumë më të mëdha për Serbinë nëse i ndodhë dicka zëvendës kryeministrit në këtë vizitë. Megjithatë ekzistojën elemente të caktuara të gjandarmërisë dhe strukturave tjera janshtë kontrollit”, thekson Qehaja. Megjithatë ai nuk beson se Qeveria e Serbisë do të lejoj t’i ndodhë ndonjë e keqe Thaçit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here