E tmerrshme: Shqiptari në Greqi vret vajzën dhe e varros në oborr, ja arsyeja

0

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Korfuz në ditët e para të Vitit të Ri. Sipas mediave greke, një shqiptar ka vrarë vajzën dhe më pas e ka varrosur në oborrin pas shtëpisë për të fshehur gjurmët, pasi ishte kundër lidhjes së saj me një të ri nga Afganistani.

Viktima është Anxhela Pjetri 28-vjeçe nga Berati, ndërsa i ati është arrestuar pas krimit. Ngjarja ka ndodhur në Alepou të Korfuzit në ditën e parë të Vitit të Ri, ndërsa është zbuluar dje.

Një shtetas afgan, që ishte në lidhje me 28-vjeçaren, hodhi dyshimet në polici se vajza mund të ishte vrarë nga babai për shkak se nuk miratonte lidhjen e tyre.

Sipas policisë greke, Angjeliqi ka plagë të rënda në kokë të shkaktuara nga goditje me mjete të forta.

Babai i 28-vjeçares gjatë marrjes në pyetje nga policia ka pranuar krimin dhe ka treguar vendin ku e kishte varrosur vajzën.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here