E tmerrshme në Vlorë:Babai tenton të djegë veten dhe dy fëmijët me benzinë

0

Ka përfunduar fatmirësisht pa viktima, tentativa e një prindi në qytetin e Vlorës për t’i dhënë fund jetës  së bashku me dy fëmijët e tij në mënyrë makabre, duke u djegur me benzinë.

Policia e Vlorës njofton se 40-vjeçari Zigur Veshi në lagjen “Isa Boletini” ka tentuar të djegë dy fëmijët e tij duke i spërkatur me benzinë.

Prindi që kishte vendosur të kryente aktin e rëndë kishte njoftuar vëllain e tij kur kishte dalë nga shtëpia me fëmijët e mitur 3 dhe 4 vjeç, duke i thënë se do t’i vriste ata dhe veten.

Menjëherë vëllai i tmerruar ka njoftuar policinë dhe uniformat blu kanë ndërhyrë në kohë duke shmangur tragjedinë.

Në momentin kur policia ka shkuar në vendngjarje, 40-vjeçari kishte shkuar poshtë shtëpisë së vjehrrit ku gjendej dhe bashkëshortja e tij, e cila ishte larguar nga banesa një ditë më parë.

Në sytë e gruas, ai ka nxjerrë një bidon me benzinë 1.5 litra dhe ka spërkatur veten e fëmijët. Pavarësisht thirrjeve të policisë, burri ka rezistuar dhe ka nxjerrë çakmakun duke tentuar t’u vërë zjarri.

Në këtë moment forcat e rendit kanë ndërhyrë duke i neutralizuar ata.

Babai është transportuar për në polici së bashku me fëmijët. Në vendin e ngjarjes ka mbërritur dhe nëna e 40 vjeçarit, e cila ka kërkuar të marr fëmijët ndërkohë që vjehrra e tij dëshmon se ai është i alkoolizuar.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here