E tmerrshme:ISIS djeg të gjallë pilotin jordanez

0

Ekzekutimet me armë dhe prerje kokësh për militantët e ISIS nuk është më e dhimbshme dhe e frikshme. Ata kanë zgjedhur një tjetër metodë për vrasjen e pilotit jordanez Maatsi al-Kassasbeh, të cilin e djegin të gjallë të mbyllur në një kafaz.

Pas këtij tmerri, video e krimit ISIS e ka publikuar përmes një video të titulluar “Shërimi i zemrave të besimtarëve”.
Jordanezi i cili mban një veshje portokalli është mbyllur në një kafaz, drejt të cilit është hedhur benzinë. Pas ndezjes, flakët përhapen me shpejtësi drejt pengut të ISIS, imazhet tronditësi të cilat janë publikuar nëpër mediet ndërkombëtare.

Zëdhënësi i qeverisë jordaneze dje tha se, ishin duke për ço gjë për të siguruar lirimin e Kassasbeh, i cili ishte kapur nga ISIS pasi avioni luftarak F-16 u rrëzua në territorin e kontrolluar nga militantët në Siri, në muajin dhjetor.

Video vjen vetëm pak ditë pasi ISIS ekzekutoi gazetarin japonez Kenji Goto, pavarësisht negociatave për ta liruar atë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here