E thyejnë shkollën, vendosin mbishkrime në mure

0

Disa persona të panjohur kanë hyrë me forcë në objektin e një shkolle në Pejë duke thyer derën e shkollës. Ata sipas njoftimeve të Policisë së Kosovës kanë dëmtuar një radio si dhe në mure të korridorit kanë bërë mbishkrime të ndryshme. Policia e Kosovës nuk ka njoftuar rreth motiveve të mundshme të kryerjes së këtij veprimi nga këta persona. Nuk raportohet për të arrestuar, përderisa rasti është duke u hetuar.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here