E sulmon policin, prokurori e liron në procedurë të rregullt

0

Një njësit policor gjatë patrullimit në Prishtinë ka ndaluar veturën Golf V, në të cilën gjendeshin tre qytetarë shqiptarë. Gjatë legjitimimit sipas njoftimeve të Policisë së Kosovës njëri prej qytetarëve e ka penguar zyrtarin policor në kryerje të detyrës dhe pastaj edhe e ka sulmuar fizikisht. Gjatë kontrollit në veturën e tyre janë gjetur dhe konfiskuar një sëpatë e vogël dhe një thikë. Polici i sulmuar ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor. Qytetari që ka sulmuar është arrestuar por me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here