E sulmon me veturë policin pse e gjobit në komunikacion

0

Në Podujevë dje është arrestuar një qytetar pasi që pas shqiptimit të një gjobe në trafik në mënyrë të vrullshme e ka nisur veturën dhe e ka goditur policin e trafikut duke i shkaktuar lëndime trupore. Polici sipas një njoftimi nga Zyra për Informim Publik e Policisë së Koosvës në Prishtinë, ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari me urdhër te prokurorit është dërguar në burg. Të njëjtën ditë sipas të njëjtit burim njësiti policor është detyruar t’i arrestojë 2 qytetarë pasi që ata edhe pse ishin paralajmëruar disa herë nga policët nuk e kanë zbatuar urdhërin e tyre si dhe i kanë penguar ata në kryerje të detyrës. Edhe këta dy qytetarë pas intervistimit me urdhër të prokurorit janë dërguar në burg. Në fshatin Treboviq të Pejës ndërkaq dje është arrestuar një qytetar tjetër pasi që derisa policia po ekzekutonte urdhëresën e Gjykatës Themelore në Pejë për bastisje, e ka kanosur verbalisht një hetues policor. Me urdhër të prokurorit kërcënuesi është dërguar në burg.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here