E sulmon me thikë taksistin për shkak të pagesës

0

Një qytetar nga Skënderaji e ka sulmuar mbrëmë me thikë një taksist, derisa ky i fundit ishte duke e vozitur veturën Taksi e në të cilën veturë ishte duke u vozitur edhe personi i dyshuar. Zyra për Informim e Policisë së Kosovës pa i dhënë as inicialet e palëve të involvuara në konflikt ka bërë me dije se deri te incidenti kishte ardhur për shkak te pagesës për shërbimin e kryer nga Taksisti (Viktima). Mësohet se në posedim te personit te dyshuar janë gjetur dhe konfiskuar dy thika. Ai është arrestuar dhe dërguar në burg.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here