E sulmon femrën, në shtëpi i gjendet arma, prokurori e liron

0

Pas një mosmarrëveshje një qytetar në Gjilan e ka sulmuar fizikisht një femër. Viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor. Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me tetë(8) fishekë të kalibrit 7.65 mm, një karikator dhe një këllëf i armës e po ashtu disa dëshmi të tjera. Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here