E sulmon femrën, i gjinden një arsenal armësh dhe nuk arrestohet

0

Një femër shqiptare në Prishtinë dje ka raportuar në polici se për arsye të panjohura është sulmuar dhe kanosur me armë zjarri nga një mashkull i së njëjtës përkatësi etnike. Policia e Kosovës ka bërë me dije sot se me urdhër të Gjyqtarit kujdestar është bastisur banesa e të dyshuarit me ç rast janë gjetur dhe konfiskuar një arsenal armësh: një armë gjuetie e markës CHASHAR me 32 fishek, një shkorpion me një karikator të zbrazët, një pistoletë e markës TT me një karikator tetë fishekë të cal.8 mm, një pistoletë “Magnum” me dylbi e markës “SMITHNWESSON” , një antiplumb , 15 paketime me fishekë të AK 47 cal.7.62 mm, 2 paketime të municionit të pistoletës TT 8 mm, tre shpata të madhësive të ndryshme, dy pasaporta njëra angleze dhe tjetra Serbe në emër të dyshuarit. Viktima ka refuzuar tretmanin mjekësor edhe pse kishte disa lëndime të lehta trupore. Policia nuk ka raportuar për të arrestuar në këtë rast vetëm ka bërë me dije se rasti është duke u hetuar.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here