E rrahë si kafshë femrën për shkak se ajo nuk do lidhje dashurie me të

0

Një qytetar në Prizren e ka rrahur në mënyrë shtazarake një femër vetëm pse ajo nuk ka pranuar të krijojë lidhje dashurie me të. Policia e Kosovës nga Rajoni i Prizrenit ka njoftuar se mbrëmë rreth orës 20:30 minuta, në rrugën “De Rada” në Prizren, qytetari Pal Sh. e ka rrahur një vajzë aq shumë sa ajo është detyruar të kërkojë ndihmë mjekësore në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Prizren për shkak të lëndimeve trupore. Sipas hetuesve policorë që kanë nisur me hetimin e rastit thuhet se i dyshuari e kishte rrahur vajzën me grushte duke i shkaktuar mavijosje te dukshme në regjionin e syve, hundës, buzëve, qafë dhe kokë. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të ish “Ben-Af” ndërkaq motivi i këtij zemërimi thuhet të jetë refuzimi i vajzës për të krijuar lidhje dashurie me të dyshuarin. Pas këtij veprimi, i dyshuari kishte ikur në drejtim të panjohur, ndërkaq sot është arrestuar nga policia. Pas intervistës, në konsultim me prokurorin e shtetit, të dyshuarit i shqiptohet masa e ndalimit policor për 48 orë ndërsa policia po e përgatit kallëzimin penal të cilin do t’ia kalojë prokurorisë për procedurë të mëtejme.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here