E quditshme në Itali: Shqiptari arrestohet, u kap me një valigje ku kishte 2 breshka

0

Një shqiptar është arrestuar në portin e Barit në Itali.

Sipas njoftimit të policisë ai u kap me një valixhe brenda së cilës kishe dy breshka.

Kontrolli u krye nga agjentët e Guardia Di Finanzia dhe Agjencisë së Doganave dhe Monopolit.

Ata përdorën rrezet X, ku në mesin e gjërave personale zbuluan dy breshkat të cilat rezultuan se janë specie në zhdukje dhe të mbrojtur me ligj.

“Testudo Hermanni”, janë të mbrojtura nga Konventa e Washingtonit 1973, mbi Tregtinë Ndërkombëtare të Llojeve të Faunës dhe Florës në Rrezik (C.I.T.E.S.), shkruan Abc News përcjell Klan Kosova.

Breshkat e tokës nuk kishin çertifikimet e nevojshme dhe mikroçipin e kërkuar identifikues.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here