E pazakontë në Prizren: Vajza ka ardhur në jetë me një dhëmb të dalë para kohe

0

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Prizren të Kosovës, ku vajza e familjes Krasniqi ka ardhur në jetë me një dhëmb të dalë para kohe.

Foshnja, Amelia Krasniqi ka ardhur në jetë më 7 janar 2019 dhe lindja e saj ka befasuar mjekët e familjen, ndërsa ka pushtuar edhe mediat kosovare me foton e publikuar me lejen e prindërve të saj.

I ati i vogëlushes, Arif Krasniqi ka thënë për “04 online” se Amelia ka ardhur në jetë me një dhëmb, pavarësisht se foshnjave dhëmbët nisin t’ju dalin pas 6 muajsh.

Ndërkohë mjekët i kanë thënë familjarëve të vazjës se asaj duhet t’i hiqet dhëmbi për të larguar rrezikun se mund t’i rrohet dhe ta gëlltitë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here