E nxjerrë dhunshëm nga vetura ish gruan, tenton të ia marr fëmijën

0

Në Suharekë mbrëmë është arrestuar një qytetar pasi që ka ndalur ish bashkëshorten e tij e cila ishte duke lëvizur me automjetin e saj. Policia ka njoftuar sot se ky person dhunshëm e ka nxjerrë nga vetura viktimën duke e goditur disa herë dhe ka tentuar që t’ia marrë fëmijën e tyre. Më pas i njëjti përmes një mesazhi në telefon e ka kanosur gruan dhe babain e saj. Me urdhër të prokurorit ky person problematik është dërguar në burg.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here