E mitura në Drenas u abuzua seksualisht nga profesori e polici hetues, mjeku kreu abortin

0

Në lidhje me rastin e abuzimit seksual të 16-vjeçares në Drenas nga profesori dhe polici, shoqëria civile e kësaj komune, më 8 shkurt, do të organizojë protestë duke parashtruar dhe disa kërkesa për të zbardhur rastet e tilla.

Marshi i protestës fillon nga Gjimnazi “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” dhe vazhdon rrugës kryesore dhe mbaron te stacioni policor.

Sipas eventit të publikuar, shoqëria civile e Drenasit kërkon zotim publik nga komandanti i Policisë së Drenasit në pesë pika, ndërprerjen e licencës së doktorit dhe mbylljen e klinikës ku është kryer aborti i paligjshëm nga shtatzënia e 16-vjeçares.

“Për këtë arsye, ne, shoqëria civile e Drenasit, do të organizojmë protestë dhe do të kërkojmë që drejtësia të bëj vend. Si rrjedhojë, kërkesat tona janë këto: 1. Zotim publik nga komandantit i Policisë në Drenas me 5 pika. 2. Ndërprerja e licencës së doktorit dhe mbyllja e klinikës ku është kryer aborti i paligjshëm. 3. Largimi i profesorit nga shkolla. 4. Mbikëqyrje më rigoroze nga drejtori i shkollës”, është thënë në njoftimin për media.

Pra vajza 16 vjeçare nga Drenasi është skllavëru seksualisht prej disa niveleve. Ka filluar në shkollën në të cilën ka ndjekur mësimet, ka vazhduar me policin i cili do të duhej me e hetu rastin dhe ka përfunduar me mjekun i cili ka kryer abortin ndaj një të miture në ordinancën e tij private.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here