E mërkura, si në Amerikë, ditë zie edhe në Kosovë, në nderim të ish presidentit Bush

0

Flamujt e Kosovës do të ulen në gjysmë-shtizë të mërkurën. Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka shpallur ditë zie në shenjë nderimi për ish-presidentin e vdekur amerikan, George H. W. Bush. Për këtë veprim kanë njoftuar nga Presidenca e Kosovës.

“Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pas vdekjes së ish-Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, George H. W. Bush, në shenjë respekti shtetëror dhe qytetar për kontributin e tij të dhënë për lirinë e Kosovës, ditën e mërkurë (5 dhjetor 2018), e ka shpallur ditë zie shtetërore në Republikën e Kosovës.

Në ditën e zisë, flamuri shtetëror i Republikës së Kosovës do të ngrihet në gjysmështizë në të gjitha objektet shtetërore të Republikës së Kosovës, brenda dhe jashtë vendit.

Dita e mërkurë është shpallur ditë zie kombëtare edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here