E mbijetuara nga sulmi i babait: Nuk e kemi denoncuar nga turpi

0

Esmeralda Ibraj, 23-vjeçarja që i shpëtoi goditjes me thikë të babait të saj mbrëmjen e së dielës në Tiranë, ka dhënë dëshminë e saj në polici për ngjarjen, ku humbi jetën motra e saj 17-vjeçare.

Ajo ka thënë se i ati Kujtimi, i ka shqetësuar edhe herë të tjera por nuk e kanë denoncuar nga turpi. Sipas 23-vjeçares, babai kishte debatuar me të ëmën dhe motrën e saj dhe më pas kishte rrëmbyer një thikë dhe i kishte goditur. Esmeralda mësohet të ketë thënë para policisë se mbrëmjen e djeshme, i ati, i cili jeton në një pjesë të shtëpisë së përbashkët pas divorcit me nënën, i shqetësonte vazhdimisht, për shkak se rrinte në gjendje të dehur.

“Ai pi rregullisht dhe nuk na lë të qeta. Nuk e denoncuam nga turpi. Dje hyri në shtëpi, u grind me nënën dhe motrën. Kur i thamë se do ta largonim fare, babai mori thikën”, ka thënë e plagosura.

Mësohet se ish-bashkëshortët janë prindër të gjashtë fëmijëve, katër vajzave dhe dy djemve dhe pas divorcit, fëmijët i ishin besuar nënës, ndërsa 57-vjeçari qëndronte në një dhomë të shtëpisë së tyre, për shkak se nuk kishte ku të jetonte.

Dy vajzat, Elidona 17 vjeçe e cila humbi jetën nga goditjet e babait dhe Esmeralda e cila mbeti e plagosur, ishin të fejuara dhe sipas fqinjëve, ishin vajza të rregullta. Ndërkohë, babai i tyre njihej si natyrë problematike, shante gruan dhe vajzat e tij dhe mbrëmjen e djeshme kishte hyrë në banesë me automatik.

Por për shkak se arma nuk është shkrepur, në gjendje të dehur ai ka marrë një thikë për t’i qëlluar. Situata ka degraduar pasi vajza adoleshente kishte telefonuar policinë, kur kishte parë të atin me armë, gjë që duket se ka shtyrë 57- vjeçarin të godasë të bijën adoleshente dhe të plagosë vajzën e madhe.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here