E mban në tension policinë 7 orë, kërcënon se do t`i vejë zjarrin vetes

0

Dje, e enjte, rreth orës 13.30 policia e Bernës ishte alarmuar rreth një ngjarjeje të pazakonshme që po ndodhte në tarracën e Pallatit Federal (Ndërtesës së Parlamentit të Zvicrës). Një person ishte ulur mbi murin e tarracës dhe po kërcënonte se do të hidhej poshtë. Pranë vetes ai kishte një kanistër të gjelbër që dukej se kishte benzinë brenda, shkruan 20minuten.ch. Ai u lag me atë dhe filloi kërcënimin se do t`i vinte vetes zjarrin ose do të hidhej poshtë.

Rreth dhjetë makina të zjarrfikësve dhe të ambulancës bllokuan vendin ndërsa dy policë civilë duke shpejtuar për të qenë sa më parë aty pothuaj shkelën një këmbësor me makinë.

Vetëm pak para orës 21 situata u shtensionua, pasi që personi që për më shumë se shtatë orë kishte mbajtur në ethe të gjithë, iu dorëzua vullnetarisht poiicisë.

Rreth prejardhjes së tij dhe qëllimit që donte të arrinte nuk është marrë vesh më shumë përveç se, sipas 20minuten ai është dëgjuar të ketë thirrur disa herë me të madhe “Kurdistan”.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here