E konfirmon Van Gaal: Januzaj largohet nga United

0

Më në fund është konfirmuar lajmi nga vet Louis Van Gaal, se nuk llogarit në shërbimet e talentit shqiptar.

Adnan Januzaj pritet edhe zyrtarisht të largohet nga Manchester United. Menaxheri i ‘Djajve të Kuq’, Louis Van Gaal ka konfirmuar se Januzaj nuk i përshtatetet vizionit të tij, dhe do të largohet në huazim, transmeton Telegrafi.

Sipas asaj që ka shkruar ‘goal.com’, duke u thirrur në burime të saja Brenda Unitedit, Januzaj pritet që gjatë kësaj jave të largohet në huazim gjashtë mujor, pasi këto fjalë holandezi ia ka thënë mesfushorit kosovar pas ndeshjes me QPR-në, ku nuk i dha hapësirë të luaj.

Për shërbimet e djaloshit nga Istogu, interesim kanë shprehur disa skuadra të njohura si PSG, Juventus, Porto, por më favorite për ta pasur në skuadër janë Real Sociedad dhe Aston Villa.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here