E kërcënojnë me revole për diqka që dyshojnë se e ka bërë para 15 vjetësh

0

PRISHTINË, 25 JANAR – Dy shqiptarëve nga Podujeva u ka rënë në mend ta kërcënojnë në oborrin e tij një person për veprën që ata besojnë se ai e ka bërë pas luftës. Ata janë arrestuar të shtunën nga policia pasi që e kanë kanosur viktimën e së njëjtës përkatësi etnike në oborrin e vet duke ia drejtuar një pistoletë ngjyrë të zezë dhe duke i thënë “ju ma keni thyer derën e shtëpisë pas luftës”. Me urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake është bërë bastisja e shtëpisë së dyshuarve por nuk është gjetur asgjë e dyshuar. Të dyshuarit pas intervistimit me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here