E ka pranuar se ka dashur të vrasë veten dhe fëmijët e vet

0

Një ditë pas aksidentit të rëndë ku kanë vdekur dy fëmijë të vegjël, shkaktari i vrasjes, babai i fëmijëve ka pranuar se ka dashur të vrasë veten dhe fëmijët e vet. Sipas informacioneve të prokurorisë publike në Görlitz, shqiptari 46 vjeçar nga Kosova ka pranuar se qëllimisht ka çuar drejt vdekjes dy fëmijët e vet 4 dhe 5 vjeçarë, shkruajnë mediet gjermane.

Ai me makinën e tij BMW X5 ku i kishte dy fëmijët e vet ka vozitur drejt një druri duke mos frenuar qëllimisht, transmeton albinfo.ch. Goditja e fuqishme ka shkaktuar vdekjen e menjëhershme të dy fëmijëve.

Babai ka mbijetuar i lënduar. Pasi është marrë në pyetje ai ka pranuar se ka dashur të vetëvritet bashkë me fëmijët. Si shkak ai ka përmendur problemet me ish gruan. Ajo ishte ndarë nga ai pak kohë më parë.

Ndaj tij është ngritur akuza për vrasje të rëndë. Për veprën për të cilën është akuzuar , ai mund të arrë dënim të përjetshëm.

– See more at: http://www.albinfo.ch/babai-pranon-qellimin-per-vrasje-te-vetes-dhe-femijeve/#sthash.PGiYwKOk.dpuf

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here