E godet me veturë shtyllën elektrike dhe pastaj këmbësoren

0

Shoferi i pakujdesshëm në Rogoqicë të Gjilanit derisa ishte duke lëvizur me veturën e tij Alfa Romeo me targa lokale nga mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës e ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe e ka goditur një shtyllë elektrike dhe më pas një femër këmbësore, me ç’rast i ka shkaktuar lëndime trupore. Viktima pas marrjes së ndihmës së parë në Q.M.F është dërguar në QKUK Prishtinë për tretman të mëtutjeshëm. Shoferi është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here