E gjobitin në tren, emigranti u jep emrin e Hashim Thaçit (FOTO)

0

Mospagesa e trenit në Francë e ka penalizuar me gjobë një emigrant shqiptar. Por ai nuk ka dashur që emri i tij të shënohet në këtë dënim dhe i ka dhënë personit që ka vënë gjobën një emër tjetër.

Emigranti anonim ka thënë se quhet Hashim Thaçi, duke bërë që emri i zëvendëskryeministrit të Kosovës të shkruhet në fletën e gjobës prej 80 eurosh.

Emigranti nga Kosova duhej të paguante një biletë me çmim shtatë euro, por pasi nuk e ka bërë këtë, është gjobitur.

“Nuk desha të paguaj se s’po kemi aq para. Konduktori më kërkoi ndonjë dokument identifikues, por unë i thashë që nuk kam. Pastaj më kërkoi emrin, unë i thashë që jam Hashim Thaçi. Ai ma shkroi këtë gjobë prej tetëdhjetë eurosh”, i ka thënë ai gazetës “Zëri”, e cila publikoi edhe foton e faturës.

bileta

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here