E gënjen për 1 Prill se nuk e do më, i dashuri ja kthen se pajtohet që të ndahen…

0

Hayleigh Mcbay ka bërë një shaka që i ka dalë e hidhur me të dashurin e saj në Ditën e Gënjeshtrave-1 Prillin. Gjëja e fundit që ajo kishte pritur ishte që ai të biente dakord me të. Ajo i ka shkruar atij mesazh në “WhatsApp” për ta njoftuar se nuk dëshironte që më tutje të jetë e dashura e tij duke pritur se do ta trondiste atë. “Unë nuk dua të jem me ty me tutje, unë nuk jam e lumtur”, i ka shkruar ajo të dashurit të saj për shaka. Por ai për habinë e saj është pajtuar me këtë. “Falë Zotit ju e thatë e para këtë, kështu që unë nuk kam për të ta thënë”, ia ka kthyer ai sms-in. Hayleigh ishte shokuar me përgjigjen e tij. Për fat të mirë ajo më vonë e ka zbuluar se i dashuri i saj nuk e ka patur seriozisht. Ai e ka kuptuar se bëhej fjalë për shaka të 1 Prillit nga e dashura e tij dhe kishte vendosur të ia punoj asaj.
Ndoshta ky do të jetë një mësim për ata që mendojnë se është argëtuese që të luajnë me emocionet e njerëzve në Ditën e Gënjeshtrave-1-Prillin.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here