E ëma e Kaçifas: Do ta marr gjakun! Do ta vras Edi Ramën

0

Edhe pse policia ndaloi qindra grekë të hynin në Shqipëri duke e sfumuar ceremoninë që ishte organizuar në Bularat për të 40-at e Konstandinos Kaçifas, që u vra në shkëmbim zjarri me Forcat RENEA, thirrjet nacionaliste në fshatin minoritar nuk kanë munguar.

E ndryshe nga ceremonia e varrimit, sot ka qenë nëna e Kaçifas që ka “udhëhequr” grekët drejt meshës për të birin. Me flamur grek në dorë, Vasiliqi Kaçifas ka folur greqisht para kamerave duke i premtuar të birit se do t’ia merrte hakun duke vrarë kryeministrin shqiptar.

“Do të bëhem si Xhaveli. Do ta vras Edi Ramën. Më mori trimin tim. Pse ma vrau djalin? Nuk e dija që kisha lindur një trim të tillë. Ne duam drejtësi. Të çohem 10-15 si ti të pastrojnë vendin. Do të ta marr unë gjakun biri im”, është shprehur nëna e 35-vjeçarit.

Thirrjet e saj janë mbështetur edhe nga të pranishmit, të cilët kanë brohoritur: “I pavdekshëm”.

Ndërkohë motra e minoritarit grek, Ermioni Kaçifas para mediave në qendër të Bularatit u shpreh se qeveria duhet të marrë përgjegjësi.

“Duam të jetojmë në harmoni. Nuk po shikojmë që të ndodhë edhe nga ana e autoriteteve shqiptare. Kërkojmë respekt. Nuk shikojmë të ndodhë kjo. Ta dëgjojnë të tërë, qeveria greke dhe Europa. Dikush duhet të marrë përgjegjësi. Turp!”, u shpreh ajo.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here