E dinin të vdekur në fatkeqësi ajrore, pas 45 vitesh shfaqet i gjallë

0

Kur një avion i Indian Airlines u rrëzua në vitin 1976, u njoftua se nuk pati të mbijetuar dhe u raportua se humbën jetën 95 pasagjerët e fluturimit fatal.

Mes tyre ishte dhe Sajid Thungal, atëherë 25 vjeç. Autoritetet e deklaruan të vdekur bashkë me të tjerët që ndodheshin në avionin e tragjedisë ajrore.

Por 45 vjet më pas, një zbulim shokues ndodh në Indi, pasi atje shfaqet krejt papritur djaloshi i dikurshëm, tashmë, një plak 70 vjeç.

Burri tregoi se ai kishte qëndruar i fshehur për katër dekada e gjysmë, disa vite në kryeqytetin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Abu Dabi dhe më tej më Mumbai.

Pasi kaloi kaq shumë kohë, po ndjehej i lodhur me jetën në ilegalitet dhe shkoi sërish në Bombei, emri i mëparshëm i Mumbait të sotëm, me shpresën se do të gjente një punë më dinjitoze, dhe pastaj të kthehej në shtëpi.

Sajid, nga Shasthamkotta në Indi, tregoi se kur ishte 25 vjeç vendosi të shkojë të punojë në Gjirin Persik për të ndihmuar familjen. Ai mori avionin nga Bombei në Madras, por nuk arriti kurrë pasi ndodhi aksidenti ajror.

Ai tregoi se kur ndodhi aksidenti, arriti të shkojë në Abu Dabi ku për shtatë vjet punoi në një zyrë promovimi të kulturës indiane.

Më 1982 shkoi në Mumbai për të nisur një biznes të vetin. Por andralla pati plot dhe bëri gjithfarë punësh e megjithatë asnjëherë nuk bëri shumë lekë.

“Doja të vija mënjanë pasuri dhe pastaj t’i thoja të afërmve që jam shëndoshë e mirë. Por, nuk ia arrita dot dhe kështu kaluan 45 vite”, thotë i moshuari, i cili vitet e fundit i ka kaluar në një qendër për të pastrehët.

Përgjegjësi i qendrës u vu në kërkim të familjarëve të indianit dhe i gjeti ata, për habinë e të gjithëve.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here