E bija ua lë foshnjën të kujdesen, gjyshërit e dehur e djegin të gjallë, në Rusi

0

Një foshnje 11-muajsh u dogj i gjallë në një furrë nga gjyshërit e tij. Policia thotë se foshnja Maksim Sagalakov u la nga e ëma Viktoria, 20 vjeçe, në kujdesin e prindërve të saj në rrethin Khakassia të Rusisë.

Kur ajo u kthye, gruaja e shqetësuar zbuloi mbetjet e trupit të djegur të fëmijës në sobën e shtëpisë së familjes në fshatin Kharoy.

“Gjyshërit ishin të dehur dhe e vranë foshnjën. Një anëtar i familjes e gjeti trupin e djalit të dëmtuar rëndë nga temperatura e lartë brenda sobës”, thuhet në një deklaratë të Komisionit hetimor rajonal të ngarkuar me hetimin e krimeve të rënda.

Shkaku i saktë i vdekjes është nën hetim mjeko-ligjor, por besohet se fëmija vdiq nga plagët që mori pasi u dogj i gjallë të martën. Gjyshja, 42 vjeç dhe gjyshi, 47 vjeç janë arrestuar dhe një hetim penal është nisur për ‘vrasje të qëllimshme të një të mituri të pafuqishëm’.

Gjyshërit e foshnjës mund të përballen me një dënim të përjetshëm nëse dënohen.  

Një fqinj tha se gjyshi ishte jashtë dhe ishte dehur me vodka, dhe kur ai u kthye e gjeti fëmijën në sobë. Evgeniy Borgoyakov i tha një televizioni rus se gjyshi ishte ‘i çmendur nga alkooli’.

Borgoyakov tha: “Ai u kthye në shtëpi, dhe e shtyu fëmijën në sobën me djegie druri. Kështu ndodhi ngjarja”.

Ndërkohë e ëma e foshnjës, Viktoria Sagalakova shkroi një mesazh emocional në mediat sociale.

“Uroj të prihesh në paqe, djali im i dashur”, shkruan ajo.

“Djali im i dashur. Dhimbja ime nuk lehtësohet as për një minutë. Si do të përballoj faktin që nuk je me mua? Unë s’mund t’ju përqafoj. Vetëm fotografia jote është këtu. Shikoj foton tënde dhe je duke qeshur me mua. Më mungon aq shumë djali im. Të lutem, më vizito vetëm për një sekondë. Eja të më shohësh në ëndrrat e mia. Unë e di se ti sheh çdo gjë tani sepse je duke fluturuar lartë”, shton ajo.

Gazeta Shqip

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here