E ARTA e Kosovës, e artë në Tel Aviv, të gjitha fitoret me ippon

0

Xhudistja pejane Majlinda Kelmendi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prix të Tel Avivit, eveniment që ka nisur sot.

Kampionia olimpike e ka mposhtur në finale me ippon izraeliten Gili Cohen për ta fituar medaljen e parë në vitin e ri.

Majlinda e kaloi rrethin e parë pa luftë në kategorinë deri 52 kilogramë, kurse në atë të dytë ishte më e mirë se gjeorgjiania Tetiana Levytska-Shukvani.

Në çerekfinale, Kelmendi e mundi zviceranen Fabienne Kocher dhe me këtë rast e siguroi biletën për gjysmëfinale.

Sportistja më e madhe e Kosovës e eliminoi rumunen Andreea Chitu dhe shkoi në finale, ku ishte më e suksesshme se izraelitja Cohen.

Ajo i fitoi katër meçet me ippon.

Majlinda synon që sivjet të kthehet në majat e xhudos botërore.

Krahas Kelmendit, në Grand Prix të Tel Avivit po merr pjesë edhe garuesja tjetër kosovar, Loriana Kuka, e cila do të garojë nesër në kategorinë deri 78 kilogramë.

Fitorja e Kelmendit e ka gëzuar më së shumti trajnerin e saj, Driton Kuka.

“E arta e Kombit!
Grand Prix Tel Aviv një finale e çmendur e Majlindes!
I lumtur shumë me performansën e saj
#tokyo2020″, ka shkruar Kuka në Facebbok.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here