Dyshime rreth përfshirjes së inspektorit policor për vrasje në tentativë

0

Sherri që kishte plasur mes dy vëllezërve të tij me disa persona i ka kushtuar inspektorit policor, Ridvan Kajtazi, me përfshirje në një hetim penal për ndihmë të vrasjes në tentativë dhe suspendim nga puna, shkruan sot Koha Ditore.`

Kajtazi që nga mbrëmja e 8 nëntorit të këtij viti po dyshohet t’u ketë dalë në ndihmë një personi të quajtur Muhamed Dogani dhe dy vëllezërve të tij, Sami dhe Fahri Kajtazi, i dyti i njohur me nofkën “Qeli”, për të vrarë Ardian Mazrekajn, i njohur me nofkën “Dyshi” dhe Arben Nezirajn, në lokalin “Te Tushi”, në “Dardani”, në Prishtinë.
Mediat kishin raportuar po atë natë se ishin dëgjuar të shtëna me armë zjarri në lokalin që gjendet ngjitas lokalit “Sekiraça”.
Ndërkohë që vetëm një ditë pas ngjarjes Inspektorati Policor pati njoftuar se kishte suspenduar inspektorin Ridvan Kajtazi për shkak të hetimit penal që nisi ndaj tij.
Hetimi ka nisur pasi që Ardian Mazrekaj ka deklaruar në polici se në ndihmë Fahri Kajtazit i ka dalë edhe vëllai Ridvani. Kjo pavarësisht faktit që ka pasur dëshmitarë që e kanë mohuar një gjë të tillë dhe madje që kanë dëshmuar se ai ka qenë në një vend tjetër gjatë asaj kohe.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here