Dy viktima në Elbasan, xhaxha e nip

0

Atentati që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Elbasan, ka tronditur mbarë opinionin publik. Nga kjo masakër humbën jetën tre persona. Duke iu referuar burimeve zyrtare të bluve të Elbasanit, nga breshëria e plumbave humbën jetën Endrit Alibej, 34 vjeç dhe Arben Dylgjeri, 56 vjeç, të dy nga Elbasani.

Në këtë atentat humbi jetën po ashtu edhe një shtetas turk. Burimet, ende jo zyrtare thonë se dy viktimat nga Elbasani, kanë lidhje farefisnore.

Dylgjeri dhe Alibej janë xhaxha dhe nip, pra 56-vjeçari Dylgjeri është xhaxhai i 34-vjeçarit Alibej.

Ky i fundit ishte emër i njohur për policinë, pasi rezultonte me precedentë të mëparshëm penal. 34-vjeçari ishte dënuar me burg për “trafikim lëndësh narkotike”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here