Dy të rinjtë filmojnë aksidentin e vdekjes së tyre

0

Dy të rinjë britanik e kanë nis një filmim si një shaka, por ai ka përfunduar në mënyrë tragjike për ata.

Filimi tregon momentet e fundit të dy të rinjve, që kishin konsumuar drogë, para se makina e tyre të përplaset me shpejtësi me murin e një kishe.

Filmimi është bërë brenda makinës “Renault Clio” dhe tregon shoferin 20-vjeçar Kyle Careford dhe mikun e tij, Michael Owen, duke rritur shpejtësinë përgjatë rrugëve të errëta.
“Mirror” raporton se, në video dëgjohet se si miku i shoferit i thotë që të ulë shpejtësinë, pasi po kalonte 90 km/h.

Në video të rinjtë duket qartë që po ecnin me shpejtësi tej normave të lejuara duke parakaluar disa makina, ndërsa në momentin e aksidentit mungonte ndriçimi, elemnt i cili solli edhe aksidentin fatal.

Makina u përplas me murin e një kishe dhe u rrokullis disa herë. Në fund të videos dëgjohet zëri i mbytur i një gruaje e cila pyet: “Më dëgjoni? Është dikush i gjallë?”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here