Dy shqiptarë nga Maqedonia rrahen nga disa “të panjohur” në Brezovicë

0

PRISHTINË, 26 JANAR – Dy shqiptarë, shtetas te Maqedonisë kanë raportuar të dielen se në orët e hershme të mëngjesit në afërsi të restorantit “Woodlen” në Brezovicë, janë sulmuar fizikisht nga disa te dyshuar të panjohur. “Viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor në shtëpinë e shëndetit në Shtërpcë e më pas janë transportuar në emergjencën e Ferizajt”, ka njoftuar Zyra për Informim e Policisë së Kosovës në Prishtinë, të hënën. Nuk është raportuar për ndonjë të arrestuar në lidhje me rastin, rreth të cilit është bërë me dije se policia është në hetim e sipër.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here