Dy shqiptare finaliste në “Miss Zvicrra 2015”

0

Në finalen e spektaklit të bukurisë “Miss Zvicra 2015” janë edhe dy shqiptare, Sindi Arifi dhe Nasibe Ali. Ato janë përzgjedhur në mesin e 12 bukurosheve për të konkurruar për kurorën e “Miss Zvicra 2015”. Sindi Arifi, është me prejardhje nga Mali i Zi. Ajo është emër i njohur për mediat zvicerane dhe gjasat për të pasur sukses janë mjaft të mëdha.
Finalistja tjetër për kurorën “Miss Zvicra 2015”, Nasibe Ali është poashtu me origjinë shqiptare. Ajo banon në Locarno të Tesinës. Nasibja punon si shitëse e këpucëve në “Manor”.

Finalja e “Miss Zvicra 2015” do të mbahet më 7 nëntor në Bazel.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here