Dy punëtorë të “Hidroregjionit” luftë me kallashnikov mes vete

0

PRIZREN, 20 JANAR – Dy punëtorë të “Hidroregjionit Jugor” nga Prizreni janë përfshirë në një këmbim zjarri me armë. Pas këtij akti në vendin e ngjarjes janë gjetur 36 gëzhoja fishekësh. Rasti sipas një komunikate të Zyrës për Informim Publik të Policisë së Kosovës nga Prizreni ka ndodhur të hënën rreth orës 17:45, në rrugën “Gjin Muzaka” në Prizren. Sipas policisë njëri nga të dyshuarit ka marrë plagë në këmbë dhe në krah por jo nga plumbat. Merret vesh se pas njoftimit për rastin, njësi të shumta policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë kryer procedurat hetimore. Janë arrestuar dy të dyshuarit dhe janë sekuestruar një kallashnikov dhe një pushkë gjysmë automatike me 36 fishekë. Bëhet me dije se të dyshuarit janë ndaluar nën masën e arrestit policor. Policia nuk ka dhënë njoftime në lidhje me motivet që kanë dërguar në këtë këmbim zjarri.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here