Dy mjekë po hetohen rreth vdekjes së mësueses së gjuhës angleze

0

Dy mjekë po hetohen për vdekjen e mësueses nga Napoli.

Mjekët u denoncuan nga familja e mësueses, e cila ndërroi jetë katër ditë pasi u vaksinua.

Prokuroria ka ngritur një ekip të pavarur hetimi: një mjek, një anatomopatolog, një specialist të sëmundjeve infektive, një specialist në anestezi, një nga reanimacioni dhe kardiologjia, për të hedhur dritë mbi vdekjen e  mësueses, pas vaksinës.

Annamaria Mantile, 62 vjeçe nga Vomero, Napoli, një mësuese e gjuhës angleze ndërroi jetë 4 ditë pasi mori vaksinën, ndërsa familjarët thanë se ajo më parë ishte mirë nga gjendja shëndetësore.

Mësuesja pas komplikimit të gjendjes shëndetësore u paraqit në urgjencë dhe po hetohet mbi rolin që kanë pasur edhe mjekët në momentet e fundit të jetës së saj.

Ajo vdiq disa ditë më parë, por për shkak të autopsisë dhe hetimeve, ende nuk është bërë varrimi.

Hetimi synon të sqarojë korrektësinë e procedurave të kryera nga ASL në inokulimin e vaksinës AstraZeneca, shkaktimin e mundshëm të reagimeve dhe nëse kishte profile të neglizhencës në ndihmën e mjekëve, që nga korrektësia e diagnozës te terapitë e treguara deri në vdekjen që ndodhi të martën e kaluar.

Sot, ndërkohë, në 5 pasdite do t’i jepet lamtumira e fundit mësueses fatkeqe.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here