Dy meshkujë dhe një femër dalin në shëti në bjeshkë, bllokohen nga bora, mezi i shpëton policia

0

Policia e Kosovës ka bërë me dije se mbrëmë rreth orës 20:00, ka pranuar informata se diku në bjeshkë kanë mbetur të bllokuar në dëborë tre persona, dy nga ta meshkuj dhe një femër. Me të pranuar informatën policia ka arritur të kontaktojë me telefon me këta persona të cilët kanë njoftuar se kishin dalur për shëtitje në këmbë në bjeshkën e Irzniqit dhe për shkak të borës së madhe që ishte atje kanë mbetur të bllokuar dhe nuk mund të lëvizin. Policia e mobilizuar me të gjitha njësitë e veta dhe me Njësitin për shpëtim malor “ Peja” ka arritur të depërtojë në vendin e bllokimit dhe t’i shpëtoj ata. Për të lokalizuar vendin e thirrjes telefonike policia ka kërkuar ndihmë edhe nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar ( ILECU ). Viktimat shtetas shqiptar të Kosovës A.K.(1991) nga Peja, A.H.(1994) nga Peja dhe M.M.(1995) nga komuna e Istogut, janë gjetur afër vendit të quajtur “Qafa e Pejës” nga njësiti i hetimeve regjionale dhe njësiti për shpëtim malor “Peja” të cilët i kanë shoqëruar viktimat deri në spital rajonal për të ju bërë një kontrollim mjekësorë. “Nga mjeku kujdestar jemi informuar se viktimat nuk kishin pasur asnjë lëndim dhe të njëjtit pas tretmanit mjekësor janë liruar. Ne ketë kërkim shpëtim kanë asistuar edhe KFOR-i gjegjësisht një njësit i Karabinierëve”, ka bërë me dije sot policia.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here