Dy femra dhe dy meshkujë janë vrarë mbrëmë dhe sot në Shqipëri

0

Në mbrëmjen e së shtunës në Shkodër është qëlluar për vdekje një femër ndërsa dy persona të tjerë të gjinisë mashkullore, janë plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Kryebushat në Shkodër, rreth orës 21:50, ku personat dyshohet të jenë konfliktuar mes tyre në lokalin “Argent”, ku luhej muzikë live. Zanafilla e vrasjes nisi pikërisht në këtë lokal që ndodhet në aksin rrugor Shkodër-Lezhë, pas një debati mes shtetasve, Selim Aleti, 56 vjeç nga Berdica, dhe Paulin Ndoja, 30 vjeç, nga Naraçi. Por sherri fizik në lokal, nuk përfundoi me kaq. Konflikti mes dy shtetasve degradoi më pas në përdorimin e armëve. Ata nisën të gjuanin me armë ndaj njëri-tjetrit, jashtë ambienteve të lokalit. Njëri prej tyre hapi zjarr ndaj një makine, duke qëlluar mbi personat që ndodheshin brenda në mjet. Një femër që ndodhej brenda në makinë, dhe që dyshohet të jetë shoqëruesja e njërit prej shtetasve, gjeti vdekjen e menjëhershme pasi u godit aksidentalisht. Trupi i saj u gjet nga forcat e policisë, brenda një makine tip “BMW X5” me targa SH 6969 E, dhe ngjyrë gri. Dy shtetasit e tjerë u plagosën rëndë si pasojë e të shtënave me armë zjarri. Policia mbërriti menjëherë në fshat, ku nisi hetimet për të zbardhur më tej ngjarjen. Disa persona u shoqëruan si dëshmitarë, në ambientet e komisariatit të qytetit për t’u pyetur rreth çështjes. Të plagosurit u dërguan në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Policia e Shkodrës e ka arrestuar një person të dyshuar si një nga autorët e konfliktit të armatosur të shtunën mbrëma. Sipas bluve të qytetit verior, mësohet se i dyshuari është vënë në pranga rreth orës 02:00 të mëngjesit të sotëm në banesën e tij. Policia nuk e ka zbardhur ende identitetin e tij për shkaqe hetimi, ndërsa ka njoftuar se gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij ka gjetur dhe sekuestruar një laborator të përpunimit të hashashit. Personi i arrestuar dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri brenda dhe jashtë mjediseve të lokalit me muzikë live “Argenti” në Kryebushat të Shkodrës. Merret vesh se si pasojë e shkëmbimit të zjarrit, mbrëmë ka vdekur 19-vjeçarja Elsa Tusha, e cila u gjet në sedijen e pasme të automjetit tip “BMW X5” me targë SH 6969 E. Pas hetimeve, policia tha se 19-vjeçarja është qëlluar aksidentalisht nga autorët. Nga të shtënat u plagosën edhe Selim Aleci, 56 vjeç, dhe Paulin Noja, 30 vjeç, të cilët janë dërguar në Spitalin Rajonal Shkodër. Ndërkohë një çift bashkëshortësh është gjetur i vdekur paraditen e sotme në një fshat në Malësi të Madhe, ndërkohë që dyshimet e para bien mbi një krim pasioni. Sipas policisë, çifti me inicialet P.I, 35 vjeç, dhe gruaja D.I, janë gjetur në makinën e tyre në një rrugë dytësore pranë fshatit Aliaj, në komunën Kastrat. Ende nuk dihen motivet zyrtare të kësaj ngjarje të rëndë, por dyshimet e para të policisë bien për një krim për motive xhelozie. Dyshohet se burri 35-vjeçar ka qëlluar në fillim me pistoletë bashkëshorten e më pas veten. Mësohet se bashkëshortët me tre fëmijë kishin mosmarrëveshje prej tre muajsh. Po sot paradite një grindje për motive të dobta i ka marrë jetën një 50-vjeçari në Vlorë. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në Selenicë, ndërsa viktima është identifikuar si Ferdinand M., 50 vjeç. Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar shtetasin Spiro Mitro, autorin e krimit. Sipas bluve të Vlorës dy autorët e ngjarjes, kushërinj mes tyre, kanë bërë sherr për motive të dobëta. Si pasojë 50-vjeçari u godit me thikë nga Mitro. 50-vjeçari ndërroi jetë në rrugës për në spital si pasojë e plagëve të rënda.
(Shekulli Online)

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here