Dy fëmijë, mbyten një një pusetë me ujë

0

Në një lokalitet të Prizrenit ka ndodhur një tragjedi. Policia e Kosovës ka raportuar sot se në një pusetë të mbushur me ujë, mbrëmë në fshatin Sërbicë e Ulët kanë ranë dy fëmijë të moshës së mitur. Rreth orës 19:40, policia në Prizren ka pranuar një informatë e cila bënte me dije se në fshatin Sërbicë e Ulët ka ndodhur një ngjarje që ka tronditur banorët e atyshëm. Sipas dëshmisë që kanë dhënë qytetarët thuhet se në një gropë pranë fabrikës së tullave e cila ishte e mbushur me ujë kishin qenë duke u larë katër fëmijë, dy prej të cilëve nuk kanë mundur të dalin në breg. Njëri 11 vjeç e tjetri 9 vjeç. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësite relevante të policisë për t’i sqaruar rrethanat e rastit. Pas kërkimit të trupave të viktimave nga zhytës vullnetarë, zjarrfikësve dhe fshatarëve, rreth orës 21:40 minuta, trupat e pa jetë janë nxjerr nga uji. Me urdhër të prokurorit të shtetit trupat e pajetë u janë dorëzuar familjarëve.

 

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here