Durrës:dy të rinjë nga Kosova përplasen me makinë

0

Një automjet përplaset te rrethrrotullimi i plazhit të Durrësit, pasi humbi kontrollin e mjetit. Ngjarja ka ndodhur sot në mëngjes, në orën 05.25 në lagjen Nr.13 Durrës.

Automjeti tip “Citroen” me targa të Kosovës RKS 01-430 GB me drejtues shtetasin B.K. 19 vjeç, banues në Kosovë, ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me rrethrrotullimin te Plepat.

Për pasojë është aksidentuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri i tij  shtetasi A.F. 19 vjeç, banues në Kosovë, të cilët janë dërguar me ambulancë në Spitalin Rajonal të Durrës. Mësohet se dy të rinjtë ndodhen në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

/Shekulli Online/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here